Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Policia dhe një grup i përbërë nga alpinistë me përvojë, ka shpëtuar një turiste franceze, e cila rezultonte e humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës në Shqipëri.

Ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja me origjinë nga Franca kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.

Ministri i Brendshëmi Shqipërisë, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga momentet e shpëtimit të turistes nga Franca, u shpreh se ky është një ‘lajm i mirë’.

“Lajm i mirë. Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët, të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, tha Balla.

">