Ganimete Musliu: Fatoni i brakrisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

Ganimete Musliu: Fatoni i brakrisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar shtetin e Kosovës pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Musliu ka thënë se e gjithë kjo histori është e trishtë, po para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet parashtrohen disa pyetje.  Ajo thotë se Fatoni i brakrisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët, shkruan Reporteri.net.

Ajo tha se duhet marrë dikush përgjegjësi për këtë rast.

Postimi i saj:

Faton Hajrizi ishte produkti i sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. E gjithë historia e tij është e trishtë.

Para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet pyetur: A pati ky djalë ndonjëherë një mundësi reale për t’u risocializuar? A u maltretua nëpër burgje apo pati trajtim korrekt? A duhet të marrë dikush përgjegjësi për këtë rast.

Tani ai i brakrisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët.

Fatoni u vra edhe nga sistemi jonë i drejtësisë.