Futbollisti gjerman Toni Kroos e mbylli karrierën me një ndeshje kundër Spanjës

Futbollisti gjerman Toni Kroos e mbylli karrierën me një ndeshje kundër Spanjës

STUTGART – Përfaqësuesi gjerman i futbollit Toni Kroos i ka dhënë fund karrierës së tij me ndeshjen e sotme kundër Spanjës në Kampionatin Evropian.

Gjermania sot në Shtutgart humbi 2:1 nga Spanja në çerekfinale të EP-së pas kohës shtesë.

Kroos (34) më herët kishte njoftuar se do t'i japë fund karrierës së tij pas EP. Ai më parë i tha lamtumirë Real Madridit, me të cilin fitoi Primera dhe Champions League këtë vit.