Futbollistët e Venezuelës mposhtën Meksikën dhe siguruan një vend në çerekfinale të Kupës së Amerikës
INGLEWOOD – Kombëtarja e futbollit të Venezuelës ka siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi ka mundur 1:0 kombëtaren e Meksikës në raundin e dytë të Grupit B mëngjesin e sotëm në Kaliforni.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Salomon Rondon në minutën e 57-të.
Në ndeshjen e dytë të xhiros së dytë të Grupit B, ekipi i Ekuadorit mposhti Xhamajkën me rezultat 3:1 në Nevada.