Futbollistet e Argjentinës mbrojtën Kupën e Amerikës me fitoren ndaj Kolumbisë

Futbollistet e Argjentinës mbrojtën Kupën e Amerikës me fitoren ndaj Kolumbisë

MIAMI - Kombëtarja e Argjentinës në futboll fitoi Kupën e Amerikës, pasi në finalen e mëngjesit të sotëm në Miami mundi përzgjedhjen e Kolumbisë me rezultat 1:0 pas kohës shtesë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 112-të.

Në finale, Martinez shënoi golin e tij të pestë në Copa América dhe mori titullin e golashënuesit më të mirë të kompeticionit.