Fshati Olimpik u hap në Paris, i cili do të presë më shumë se 14,500 atletë dhe staf

Fshati Olimpik u hap në Paris, i cili do të presë më shumë se 14,500 atletë dhe staf

PARIS – Është hapur sot zyrtarisht në Paris Fshati Olimpik për Lojërat e ardhshme, ku do të qëndrojnë më shumë se 14.500 sportistë dhe staf mbështetës.

Fshati Olimpik mbulon 54 hektarë dhe ndodhet në veri të Parisit, ai do të presë të paktën 14,500 olimpikë dhe staf mbështetës.

Pas Lojërave, fshati do të shndërrohet në një lagje miqësore me mjedisin nga e cila do të përfitojnë 6000 banorë dhe do të ketë dy shkolla, një hotel, një park publik, tregje dhe zona të rregulluara për këmbësorët dhe mjetet pa motor.