Fitoret e futbollistëve të Brazilit dhe Kolumbisë në Kupën e Amerikës
GLENDALE – Skuadra kolumbiane e futbollit siguroi një vend në çerekfinalen e Kupës së Amerikës, teksa mposhti Kosta Rikën mëngjesin e sotëm në Arizona me rezultatin 3:0 në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D.
Golat u shënuan nga Luis Diaz nga penalltia në minutën e 31-të, Davidson Sanchez në minutën e 59-të dhe John Cordoba në minutën e 62-të.
Në ndeshjen e dytë të xhiros së dytë të Grupit D, Brazili mposhti Paraguajin në Nevada me rezultat 4:1.