Fanella e Maradonës e vitit 1986 do të dalë në ankand në Sotheby's
NJU JORK - Fanella e veshur nga futbollisti i famshëm argjentinas Maradona në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1986 do të shfaqet në fund të korrikut në shtëpinë e ankandit Sotheby në Nju Jork, përpara se të ofrohet në shitje më 22 gusht.
Maradona, i cili vdiq në vitin 2020, e veshi këtë fanellë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës që Argjentina fitoi kundër Belgjikës dhe shënoi dy gola, raporton Efe.
Përfaqësuesja argjentinase ka ndërruar fanellën për dorezat e portierit belg Jean-Marie Pfaff.