Erdogan: Përpjekjet për të bashkëpunuar me Izraelin brenda NATO-s nuk janë të pranueshme
UASHINGTON - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se përpjekjet për të bashkëpunuar me Izraelin brenda NATO-s janë "të papranueshme".
“Derisa të vendoset paqja në Palestinë, Turqia nuk do të miratojë përpjekjet për të bashkëpunuar me Izraelin brenda NATO-s”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Uashington pas samitit të liderëve të NATO-s, raporton Anadolia.
Aleanca e mbrojtjes ka 32 anëtarë, por mban marrëdhënie me shumë vende joanëtare, si Izraeli.