Edi Rama sot feston 60-vjetorin e lindjes

Edi Rama sot feston 60-vjetorin e lindjes

Ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë surprizuar mëngjesin e kësaj të enjte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për 60-vjetorin e tij të lindjes.

I gjithë kabineti dhe deputetët kanë shkuar në ambientet e kryeministrisë, ku i kanë bërë një festë surprizë Ramës.

A2 CNN ka siguruar pamjet kur ligjvënësit dhe ministrat janë duke dalë nga godina qeveritare pas festës së organizuar herët në mëngjes.