Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo – ne nuk po armatosemi njësoj si ta
Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj tha se Serbia po vazhdon të marrë armatime kudo, ndërsa ne nuk po armatosemi njësoj si Serbia
Ai tha se për momentin nuk pritet të ketë vatra të reja konflikti, por megjithatë Serbia po vazhdon të përgatitet.
“Sa kohë nuk kemi angazhim të NATO-s direkt në Ukrainë, Rusia e ka të paimagjinueshme të hapë një front tjetër në Kosovë, pasi do të përballet direkt me NATO-n. Në moment që NATO vendos të angazhohet ushtarakisht në Ukrainë, asaj nuk do i mbesin forca, madje do heqë edhe ato që janë në Kosovë, ndaj Kosova do të mbetet e pambrojtur. Në këtë moment Serbia mund të sulmojë veriun në Kosovë. Për këtë i duhen armatime. Armiku i vetëm i Serbisë janë shqiptarët, përfshirë edhe Shqipërinë.ër këtë arsye Serbia na shikon të gjithëve ne shqiptarët si një rrezik Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve.
Për këtë arsye po armatoset, ndërsa ne nuk po armatosemi njësoj si Serbia. Ajo ka stoqe të saj, pasi gjatë luftës në Kosovë nuk humbi shumë armatime. Ajo ka diversifikuar prodhimet e saj ushtarake në bazë të nevojave që ka tregu i sotëm. Ajo ka stoqe dhe vazhdon të blejë nga vende të ndryshme, blen edhe armatime të përdorura. Ajo ka si qëllim pasurimin dhe shtimin e armatimit, ata po blejnë armë ku të munden. Ndërsa ne jemi të limituar. Kosova nuk mund të blejë asnjë armatim pa miratimin e komandës së KFOR-i”,-tha Goxhaj.