Dogana e Kosovës sekuestron 150 kg djath të fshehur në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë
Dogana e Kosovës mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë në autobusin Tiranë-Prishtinë i cili i është nënshtruar një kontrolli të detajuar ka gjetur të fshehur sasi të konsiderueshme të djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia.
Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg.
Njoftimi:
3 korrik 2024 Mbrëmë në pikën kufitare të Vermicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë. Gjatë kontrollit, vozitësi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, dhe pasi që ai është deklaruar se nuk kishte asgjë, është filluar kontrollit të detajuar.
Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotesuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë së vendit.