Detaje nga gjetja e trupit të recepsionistit në Dhërmi
Trupi i pajetë i tashmë të ndjerit, Eraldo Nevruzit, recepsionistit të vrarë në Dhërmi u gjet paraditen e sotme nga Policia e Vlorës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet me dije se si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të pronarit si edhe pronari i hotelit.