Daku nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Rusi
Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rus me fanellën e Rubin kazan. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish për ekipin e tij në barazimin 1-1 në transfertë përballë Rostovit.
26-vjeçari ka shënuar golin e barazimit për Rubinin në minutën e 62-të të takimit, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky ishte goli i tretë sezonal për Dakun në kampionatin rus në 4 ndeshje të luajtura në këtë start të Premier Ligës.