“Daily Mail”: Riviera shqiptare, destinacioni me plazhet e bruzta dhe ushqimin e shijshëm

“Daily Mail”: Riviera shqiptare, destinacioni me plazhet e bruzta dhe ushqimin e shijshëm

Shqipëria, ky vend ish-komunist ballkanik, është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për pushimet veror. Ujerat e bruzta, ushqimi shijshëm dhe natyra e bëjnë atë perfekt për ta vizituar, shkruan media britanike “Daily Mail”.

Shqipëria është me diell 300 ditë në vit, me temperatura rreth 18 gradë Celsius deri në nëntor dhe plazhet e saj jugore përshkruhen si 'Maldivet e Evropës'. Ja disa nga plazhet më të mira bregdetare të vendit nga veriu në jug.

Ëndrra në Durrës

Vetëm 30 minuta në perëndim të Tiranës, ky resort bregdetar është më i lehtë për t’u aksesuar nga kryeqyteti. Dikur një port i lulëzuar i Perandorisë Romake Lindore – sot rrënojat e kolonave dhe mureve të lashta janë të shpërndara nëpër rrugët e qytetit të vjetër me palma.

Vija bregdetare e Adriatikut ofron plazhet më të mira rreth 14 milje larg në periferi të Golemit – një shtrirje në dukje e pafundme me rërë të butë. Vizitoni mbetjet e amfiteatrit romak gjigant të Durrësit përmes tunelit të gladiatorëve.

Vlora

Ky vend bregdetar është dy orë larg nga Tirana dhe është vendi ku deti Adriatik bashkohet me detin Jonin – që konsiderohet fillimi i Rivierës Shqiptare – dhe duke u nisur nga jugu prej këtu do të gjeni pikat më të nxehta bregdetare.

Vlora është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë me një bulevard buzë detit dhe një plazh publik me gurë. Gadishulli i Karaburunit – një Park Detar Kombëtar i Shqipërisë – spikat në horizont dhe ndan fizikisht ujërat e errëta të Adriatikut nga ujërat blu të Jonit.

Bëni një udhëtim gjysmë ditor me varkë në ishullin e Sazanit si dhe në Gadishullin e Karaburunit

Dhërmiu

Kërkojuni shqiptarëve të emërtojnë vendpushimin e tyre të preferuar bregdetar dhe ata do të thonë Dhërmiun. Fshati bregdetar ofron një nga plazhet më të qetë dhe unik.

Ngjituni në kishën e vogël të shekullit të XV dhe do të shpërbleheni me një panoramë mahnitëse mbi gjirin bregdetar.

Pika e nxehtë: Himara

Plazhet e Maraçit dhe Potamit janë dy plazhe magjepsëse, dhe ia vlen të marrësh një makinë për të eksploruar gjiret më pak të zbuluar. Plazhet më të mira janë ato që nuk mund të arrihen me makinë. Një ecje e pjerrët të çon në Plazhin e fshehur të Filikurit –  i cili është i rrethuar nga shkëmbinjtë e thellë.

Ata që i kanë frikë lartësitë mund të marrin një kajak dhe të vozisin atje. Qyteti i vjetër i Himarës ka një shëtitore ideale për të shijuar muzgun.

Vizitoni Kalanë e shekullit të XIX të Porto Palermos – e cila u ndërtua gjatë periudhës 500-vjeçare të sundimit të Perandorisë Osmane.

Të joshur nga Saranda

Qyteti bregdetar në Rivierën Shqiptare ka portin më të madh në vend – ku çdo ditë mbërrijnë anije ndërkombëtare nga Korfuzi, Greqi dhe Brindisi në Itali. Qyteti është plot me dyqane, bare dhe restorante – dhe ka një shëtitore qendrore.

Për t’i shpëtuar turmave, rezervoni një ekskursion me anije në Plazhin e largët të Krorëzës. Vizitoni Kalanë e Lëkurësit, me pamje nga ngushtica e Korfuzit dhe vendi më i mirë për të shijuar perëndimin e diellit.

Ksamili, “Maldivet e Europës”

Ksamili ofron një det të mahnitshëm me ujëra bruz – të cilat krahasohen me “Maldivet e Evropës”. Për të pushuar në një plazh më të qetë, merrni një varkë me qira dhe shkoni në një nga katër ishujt periferikë.

Dhjetë minuta larg me makinë ndodhet siti kulturor i Shqipërisë, qyteti antik i Butrintit i  përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Këtu do të gjeni mbetje arkeologjike që datojnë në shekullin e VI para Krishtit, banja romake si dhe porta helenistike. Butrinti është gjithashtu udhëtimi ditor i preferuar i çdo vizitori.