Chelsea kompleton transferimin e pestë këtë afat kalimtar, ai vjen nga Baseli

Chelsea kompleton transferimin e pestë këtë afat kalimtar, ai vjen nga Baseli

Chelsea ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e futbollistit portugez Renato Veiga.

Një marrëveshje për shumën e 14 milionë eurove është arritur mes dy klubeve, teksa Baseli nuk do të zotërojë ndonjë përqindje nga shitja e tij në të ardhmen.

Testet mjekësore është paraparë që të mbahen në Londër me 20-vjeçarin i cili pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2032 në ‘Stamford Bridge’.

Veiga është një lojtar i cili mund të mbulojë disa pozita në fushë, andaj është parë si një transferim i nevojshëm për trajnerin Enzo Maresca.

Ai mund të luajë në qendër të mbrojtjes, mbrojtës i majtë ose mesfushor defanziv andaj pritshmëritë janë që Veiga të përshtatet për mrekulli në skemat e trajnerit italian.

Maresca, ish-trajner i Leicester Cityt, e zëvendësoi Mauricio Pochettinon në krye të stolit më herët gjatë kësaj vere.

Veiga ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat për Baselin sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asistim.

Ky është transferimi i pestë i Chelseat këtë afat kalimtar veror pas Kiernan Deësbury-Hall, Tosin Adarabioyo, Marc Guiu dhe Omari Kellyman.