Carlos Alcaraz u eliminua në fazën e 16-të të turneut në Queens

Carlos Alcaraz u eliminua në fazën e 16-të të turneut në Queens

LONDËR – Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz nuk arriti të kalojë në çerekfinale të turneut ATP në Queens, pasi u mposht sot në fazën e 1/8-të nga britaniku Jack Draper 7:6 (7:3), 6:3.

Ndeshja zgjati një orë e 40 minuta. Ky ishte dueli i tretë mes tenistëve spanjollë dhe britanikë dhe triumfi i parë për Draper, i cili në çerekfinale do të luajë kundër amerikanit Tommy Paul.

Alcaraz nuk arriti të mbrojë titullin e tij në turneun e Queens, prandaj do të zbresë në vendin e tretë të listës ATP të hënën e ardhshme, ndërsa Novak Gjokovic do të zërë vendin e dytë.