Burimi: Delegacioni izraelit u largua nga Doha pas takimit me ndërmjetësuesin e Katarit
JERUSALEM - Një delegacion izraelit i kryesuar nga kreu i shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad, David Barne, u largua nga Doha pas një takimi me ndërmjetësuesit e Katarit për negociatat e armëpushimit në Gaza, tha sot një burim me njohuri mbi bisedimet për Reuters.
Sipas burimit të paidentifikuar, Barnea u kthye në Izrael për t'u konsultuar me qeverinë izraelite.
Përpjekjet për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza morën vrull sot pasi Hamasi paraqiti një propozim të rishikuar mbi kushtet e marrëveshjes dhe Izraeli tha se do të rifillonte bisedimet e ngecura.