Britania e Madhe: Instalimi i pajisjes për epilepsi në kafkë për herë të parë
LONDËR - Një djalë britanik, i cili vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë, është bërë pacienti i parë që i është futur një pajisje në kafkë për të shtypur krizat.
Oran Knowlson (13) ka sindromën Lennox-Gastaut, një formë epilepsie rezistente ndaj trajtimit standard, dhe neurostimulatori që u implantua në mënyrë kirurgjikale reduktoi krizat e tij ditore me 80 për qind, raporton BBC.
Djali zhvilloi epilepsi kur ishte tre vjeç dhe që atëherë është diagnostikuar me autizëm dhe çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).
Nëna e tij, Justine, tha se krizat e Oranit ishin shumë të shpeshta dhe ai shpesh kishte më shumë se njëqind episode në ditë, që përfshinin rënien në tokë, humbjen e aftësisë për të marrë frymë dhe ringjalljen.
Oran është i përfshirë në projektin CADET, pra një seri provash që vlerësojnë sigurinë dhe efektivitetin e stimulimit të thellë të trurit për epilepsinë e rëndë.
Ky projekt u zhvillua nga Great Ormond Street Hospital, University College London, King's College Hospital dhe Universiteti i Oksfordit.
Krizat e epilepsisë shkaktohen nga aktiviteti elektrik jonormal në tru dhe qëllimi i kësaj pajisjeje është të ndalojë ose ndërpresë sinjalet jonormale të trurit.
Operacioni, i cili zgjati rreth tetë orë, u krye në tetor 2023.
Familja e djalit deklaron se janë të vetëdijshëm se ky nuk është një kurë për epilepsinë, por shpresojnë se do të përmirësojë cilësinë e jetës së Oranit, shkruan BBC.