Boeing nën hetim për ndarjen e informacionit në lidhje me hetimin në incidentin e derës
UASHINGTON - Kompania Boeing është nën hetim për ndarjen e informacionit në lidhje me një hetim federal pas ndarjes së një dere Boeing 737 Max 9, njoftoi sot Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTBS).
NTBS tha se Boeing "ka shkelur në mënyrë flagrante" rregullat hetimore të agjencisë dhe një marrëveshje të nënshkruar duke lëshuar informacione hetimore në media dhe duke spekuluar rreth shkaqeve të mundshme të ndarjes së dyerve më 5 janar në Portland, Oregon, raportoi AP.
Gjatë incidentit, pilotët u ulën në mënyrë të sigurt dhe nuk pati të lënduar.