Blinken për tensionet në Lindjen e Mesme: Të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi

Blinken për tensionet në Lindjen e Mesme: Të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi

UASHINGTON - Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Uashingtoni është i angazhuar në diplomaci intensive për të lehtësuar tensionet në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi.

Blinken, pas një takimi me Ministren e Jashtme Australiane, Penny Wong, tha se ishte thelbësore të arrihet një marrëveshje për një armëpushim në Gaza dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të gjejnë mënyra për të arritur një marrëveshje, raportoi Reuters.

Sipas tij, Lindja e Mesme është në një moment kritik dhe është e një rëndësie vendimtare që të arrihet një armëpushim në Gaza.