Biden mbështet Kamala Harris si kandidate për presidente

Biden mbështet Kamala Harris si kandidate për presidente

Presidenti Joe Biden, i cili bëri publik vendimin për t’u tërhequr nga gara për një mandat të dytë në krye të SHBA-së, është vënë në mbështetje të kandidaturës së zëvendëspresidentes Kamala Harris për zgjedhjet e nëntorit.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë - është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë", tha Biden në një postim në X.

Ai tha se zgjedhja e Harris në 2020 si zëvendëspresidente ka qenë vendimi më i mirë që ai kishte marrë.