Biden do të takohet me Zelensky në Francë
UASHINGTON - Presidenti amerikan Joseph Biden do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Francë gjatë një ceremonie për shënimin e 80-vjetorit të Betejës së Normandisë në Luftën e Dytë Botërore, njoftoi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Sullivan u tha gazetarëve të martën se SHBA nuk ka plane të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë, raporton Reuters.
"Ata kanë nevojë për më shumë mbrojtje ajrore dhe ne po punojmë për këtë dhe ata kanë nevojë për një fluks të vazhdueshëm armësh, të cilat ne do t'i sigurojmë," tha Sullivan.