Bëhet virale birra “Osama Bin Lager”
Birra me emrin Osama Bin Laden” është duke u shitur me të madhe pasi u bë virale nëpër rrjetet sociale, shkruan BBC.
Stafi i pubit “Mitchell Brewing Co” është dashur të ndalë telefonat dhe të mbyll uebfaqen shkaku i kërkesës së madhe për birrën “Osama Bin Lager”, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Kompania nga Lincolnshire gjithashtu ka nisur të shesë birrat “Kim Jong Ale” dhe “Putin Porter”.
Miliona njerëz e kanë parë fotografinë e birrës që u publikua nëpër rrjetet sociale.
Burri dhe gruaja Luke dhe Catherine Mitchell menaxhojnë birrarinë dhe pubin.
“Jemi zgjuar që disa ditë nga kërkesa e madhe dhe njoftimet nëpër rrjetet sociale”, ka thënë Mitchell.
“Është çmenduri. Telefoni nuk është ndalur në 48 orët e fundit”.