Barazuan futbollistët e Zvicrës dhe Skocisë

Barazuan futbollistët e Zvicrës dhe Skocisë

KELN - Futbollistët e Zvicrës dhe Skocisë kanë luajtur barazim 1:1 në Këln në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A në Kampionatin Evropian.

Skocia kaloi në avantazh në minutën e 13-të, pas një gjuajtje të Scott McTominy, Fabian Schar e futi topin në rrjetën e tij.

Zherdan Shaqiri barazoi me gol pas një gabimi të madh të mbrojtjes së Skocisë, lojtari i Çikagos me një gjuajtje të fuqishme nga rreth njëzet metra largoi topin nën traversë.