Barazimi mes futbollistëve të Brazilit dhe Kolumbisë në Kupën e Amerikëss
SANTA KLARA - Skuadrat e futbollit të Brazilit dhe Kolumbisë kanë luajtur në barazim mëngjesin e sotëm në Santa Clara, 1:1 në ndeshjen e xhiros së fundit, të tretë të Grupit D në Kupën e Amerikës.
Brazili kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin e Rafinhas. Kolumbia barazoi me golin e Daniel Munoz në minutën e dytë të pushimeve të pjesës së parë.
Futbollistët e Kosta Rikës mposhtën 2:1 Paraguajin në Austin në ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Grupit D. Golat për Kosta Rikën i shënuan Francisco Calvo në minutën e tretë dhe Hozimar Alcoser në minutën e shtatë. Shënues i vetëm për Paraguajin ishte Ramon Sosa në minutën e 55-të.
Vendin e parë në tabelën e grupit D e fitoi Kolumbia me shtatë pikë, ndërsa Brazili është i dyti me pesë. Këto dy përzgjedhje do të luajnë në çerekfinale të Kupës së Amerikës.
Kosta Rika është e treta në renditje me katër, ndërsa Paraguai është i fundit pa pikë. Këto dy përzgjedhje përfunduan garën në Kupën e Amerikës.
Argjentina – Ekuador, Venezuela – Kanada, Kolumbia – Panama dhe Uruguai – Brazili do të luajnë në çerekfinale të Kupës së Amerikës.