Barak dhe Michelle Obama mbështetën kandidaturën e Kamala Harris
UASHINGTON - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle mbështetën kandidaturën e Zëvendës Presidentes amerikane Kamala Harris për zgjedhjet e ardhshme.
Barack dhe Michelle Obama i premtuan Harris se do të bënin gjithçka në fuqinë e tyre për ta ndihmuar atë të mposhtte kandidatin republikan Donald Trump dhe e quajtën atë një "luftëtare me fat", raporton CBS News.
"Jam krenare për ju. Kjo do të jetë historike", i tha Michelle Obama Kamala Harris në një bisedë telefonike, video e së cilës u publikua nga fushata Harris, kandidati më i mundshëm demokrat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.