Bajrami ia përmend Kurtit dy raste në MKRS: “Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet”

Bajrami ia përmend Kurtit dy raste në MKRS: “Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit i cili mëngjesin e sot përmes një postimi të bërë në platformën “X” tha se sivjet buxheti vjetor për trashëgiminë kulturore është trefish më i lartë se në vitin 2021.

Lidhur me këtë, Bajrami i ka përmendur këtu ndarjen e qindëra mijëra eurove të OJQ-së të themeluar nga ministri Hajrulla Çeku “EC Ma Ndryshe” që ministri e ka themeluar vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së, Artan Abrashi, “Autostrada Biennale”.

Reagimi i plotë:

Sot Albin Kurti paska lavdëru Ministrinë e Kulturës!!!

Kryeministër, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së.

Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?

Çka mendon Kurti Kryeminister sot për këto dy raste?

Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!