Australi: Përmbytje në Sidnei, të paktën 13 operacione shpëtimi të kryera
SYDNEY - Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të shpejta në Sidnej sot, duke nxitur të paktën 13 operacione shpëtimi nga shërbimet australiane të emergjencës.
Përveç këtyre operacioneve, shërbimet e urgjencës morën 297 thirrje për ndihmë nga banorët e Sidneit në 24 orë, dhe dhjetë urdhra evakuimi emergjent u lëshuan në periferitë veriperëndimore të qytetit, tha Shërbimi i Urgjencës së Uellsit të Ri Jugor (SES).
Ndihmës komisioneri i SES Dallas Burns tha se "shumë ujë është ende duke lëvizur" dhe i kërkoi popullatës së kërcënuar të jetë gati për evakuim, raporton Reuters.
Përmbytjet në Australi janë fatkeqësia e dytë më vdekjeprurëse natyrore pas valëve të të nxehtit, duke shkaktuar rreth 20 për qind të vdekjeve nga fatkeqësitë natyrore nga viti 1900 deri në vitin 2022, sipas Shërbimit Meteorologjik Australian.