Audi në telashe: Tërhjekja e modelit dhe mbyllja e gjithë fabrikës?

Audi në telashe: Tërhjekja e modelit dhe mbyllja e gjithë fabrikës?

Është Audi Q8 e-tron, dhe arsyeja kryesore për këtë është, siç tha marka gjermane, rënia e kërkesës.

Ky model u prezantua në fund të vitit 2022, por nuk është shumë i popullarizuar në mesin e klientëve, pasi Audi thekson se ka një “rënie globale të kërkesës për klasën e luksit elektrik”.

Përveç kësaj, Audi po mendon edhe mbylljen e fabrikës në Bruksel, kryesisht për shkak të kostove të larta dhe vetë vendndodhjes, sepse fabrika ndodhet afër qendrës së qytetit.

"Menaxhmenti i Audi Brukselit synon të ristrukturojë lokacionin. Procesi i konsultimit ka filluar në përputhje me ligjet belge dhe një nga temat është gjetja e një zgjidhjeje për vendndodhjen. Mund të ndodhë edhe që puna të ndalet nëse nuk gjendet alternativë." thuhet në deklaratë.

Drejtori i kësaj fabrike tha se “njoftimi nuk do të thotë se vendimi është marrë”, por se “ky lajm ka bërë jehonë te punëtorët”.