Atleti xhamajkan Kishan Thompson vendosi rezultatin më të mirë të sezonit në 100 metra
KINGSTON – Atleti xhamajkan Kishan Thompson ka arritur rezultatin më të mirë botëror këtë sezon, teksa vrapoi 100 metra për 9.77 sekonda mbrëmë në Kingston.
Thompson (22) fitoi garën kombëtare për Olimpiadën.
Xhamajkani u bë atleti i nëntë më i shpejtë në histori. Ai ka konkurruar si profesionist që nga viti i kaluar, raporton BBC.