Artan Hajrizi i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi, Kurti: Organet tona të sigurisë po i grumbullojnë informacionet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë është pyetur edhe për Artan Hajrizin, vëllain e të burgosurit të arratisur Faton Hajrizit i cili po dyshohet se ka vrarë një polic në Serbi.
Por, edhe Kurti tha se i ka vetëm këto informata që dhe u përmendën në konferencë.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se organet e sigurisë në Kosovë janë duke i grumbulluar informacionet lidhur me rastin, ndërsa rekomandoi që të përcillen komunikatat e institucioneve përkatëse të Kosovës.
“Po ato info qe i përmende i kam marrë edhe unë sot, nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendi po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur përcjellni me vëmendje komunikatat e Policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punve të Jashtme dhe Diasporës”, tha Kurti.