Arsenali kërkon një sulmues, Broja i preferuari i “topçinjve”

Arsenali kërkon një sulmues, Broja i preferuari i “topçinjve”

Një tjetër klub anglez synon të bëjë të vetin sulmuesin shqiptar Armando Broja. 22-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit, që synon të përforcojë repartin e sulmit me talentin kuqezi.

Eddie Nketiah nuk do të jetë më një lojtar i Arsenalit sepse “topçinjtë” i japin dritën jeshile një marrëveshje huazimi të detyrueshëm prej 30 milion eurosh që do ta shihte të riun anglez t'i bashkohej Olympique Marseille.

Me Nketiah që do të shitet, Arsenali është në kërkim të zëvendësuesve në pozicionin e sulmuesit. Mediat britanike shkruajnë se Arsenali është duke synuar sulmuesin e Chelseat, Armando Broja, i cili e gjen veten jashtë planeve të “bluve” të Londrës. Arsenali po studion numrat dhe profilin e shqiptarit, por gjithashtu duan të dinë se sa duan blutë ta shesin atë.