Arrestohet mërgimtari nga Belgjika, gruaja e raportoi në Polici për dhunë

Arrestohet mërgimtari nga Belgjika, gruaja e raportoi në Polici për dhunë

Një person, shqiptar me nënshtetësi belge është arrestuar në Viti pasi është raportuar për dhunë në familje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi të Belgjikës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.