Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK
Ministri i Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur mëngjesin e 22 korrikut pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.
Ministri Mazniku është paraqitur i pashoqëruar, ndërsa nuk dihen ende arsyet përse ai është thirrur në SPAK.
Arbjan Mazniku u emëruar si Ministër i Shtetit për Pushtetin vendor më 4 shtator 2023. Më herët ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015.