Arabia Saudite: Disa haxhilerë përjetuan goditje të nxehtësisë

Arabia Saudite: Disa haxhilerë  përjetuan goditje të nxehtësisë

MEKKE - Mijëra pelegrinë përjetuan goditje të nxehtësisë sot pasi morën pjesë në gurëzimin simbolik të djallit herët në mëngjes në ditën e dytë të Kurban Bajramit në Arabinë Saudite.

Këtë vit, ritet po zhvillohen nën vapën e padurueshme të verës, e cila, sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë saudite, arriti në 48 gradë Celsius në orën 14:00 në Mekë dhe në vendet e shenjta brenda dhe përreth atij qyteti.

Gjurmimi i shtyllave që përfaqësojnë djallin ndodh në Mina, një fushë e shkretë jashtë qytetit të Mekës në Arabinë Saudite, raporton Reuters.