Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit
NAPOLI – Eksperti italian i futbollit Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, ka bërë të ditur sot klubi nga Napoli.
Conte nënshkroi kontratë me Napolin deri më 30 qershor 2027.
"Jam i lumtur dhe i emocionuar që ulem në stolin e Napolit. Një gjë mund të premtoj me siguri - do të bëj më të mirën për ekipin dhe klubin. Do të jem plotësisht i përkushtuar për klubin, si dhe për stafin tim stërvitor." ka thënë Conte, sipas faqes zyrtare të klubit.