Anitta shfaq figurën e saj të tonifikuar me bikini në një jaht në St. Tropez
Anitta po dukej e mrekullueshme, kur u shfaq në oqeanin e St. Tropez me asgjë tjetër veç një palë bikini.
Këngëtarja 31-vjeçare braziliane shfaqi figurën e saj në formë, në bikini të kuqe dypjesëshe, ndërsa shijonte motin e ngrohtë në një jaht në jug të Francës.
Ajo po merrte rreze dielli, para se të zhytej në det nga pjesa e pasme e varkës, dhe gjithashtu u argëtua duke zhytur në ujë, në një dërrasë deti, shkruan DailyMail.
Dita në ujë dukej se shkoi më mirë se një shëtitje e fundit në Ibiza, Spanjë, kur ajo u pickua në fytyrë nga një kandil deti.
Në një postim të fundit në Instagram, krijuesja e hiteve tha se ndjeu një ‘dhimbje si kurrë më parë’ nga lëndimi.