Anglia e mposht Serbinë me golin e Bellingham
Anglia e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Serbisë në ndeshjen që po luhet në kuadër të grupit C.
Golin e vetëm për anglezët e ka shënuar Jude Bellingham në minutën e 13-të të ndeshjes.
Anglezët ishin në pjesën e parë dominues, kurse në pjesën e dytë ishin më pasiv dhe nuk arritën të shënojnë gol tjetër.
Në anën tjetër, Serbia ka mundur të barazojë në minutën e 82-të, kur Dusan Vlahovic gjuajti drejt portës, por Jordan Pickford bëri pritje fantastike dhe e la të paprekur portën e tij.
Anglia merr kryesimin e grupit me këtë fitore me tri pikë, ndërsa Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë. Serbia është e fundit pa pikë.