Al Jazeera: Qindra kamionë në Egjipt kanë dy muaj që presin leje për të hyrë në Gaza
KAJRO - Qindra kamionë që transportonin ushqime, ujë dhe ndihma të tjera kanë qëndruar pranë kufirit Egjipt-Gaza për gati dy muaj, në pritje të lejes për të dërguar furnizime humanitare në enklavën palestineze, raportoi sot Al Jazeera.
Shoferët, kamionët e të cilëve janë parkuar në periferi të qytetit egjiptian Al-Arish në Gadishullin Sinai, pohojnë se nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë furnizime humanitare që kur Izraeli zgjeroi ofensivën e tij në kufirin Gaza-Egjipt në maj.
Ata shtuan se si rezultat, një pjesë e ushqimit duhej të hidhej tutje dhe se ata po ktheheshin për të marrë furnizime të freskëta, por se ata përsëri nuk ishin në gjendje të kalonin kalimin Rafah në Gaza.