Aksident i katërfishtë në Durrës – raportohet për disa të lënduar, mes tyre edhe fëmijë
Një aksident i katërfishtë me pasojë disa të lënduar raportohet se ka ndodhur në në Plepa të Durrësit.
Siç raporton Top Channel në spital janë dërguar 7 persona, mes të cilëve një grua, e cila është në gjendje të rëndë. Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar dhe vështirësi në qarkullim e trafik të rënduar në aksin Kavajë-Plepa, ndërsa policia rrugore në vendin e ngjarjes pasi ka kryer veprimet e para për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ka mundur të kthejë në normalitet lëvizjen në rrugë.