Abazi thotë se Qeveria e Kosovës në vitin 2021 nënshkroi kontratë me kompaninë e Radoçiqit
Deputeti Haki Abazi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një kontratë që sipas tij është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Rad” në vlerë 574 mijë euro, shkruan Reporteri.net.
Sipas Abazit, kjo kontratë është e vitit 2021, dhe kjo kompani i përket terroristit serb, Milan Radoiçiq.
“Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës”, ka shkruar mes tjerash Abazi në Facebook.
Tutje ai ka thënë se kontrata në fjalë e vërteton bashkëpunimin e qeverisë me Radoiçiqin.
“Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radoiçiq”, ka shkruar ai.