20 persona humbën jetën nga stuhia që goditi Nepalin
KATHMANDU - Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Nepal, duke vrarë të paktën 11 persona, ndërsa nëntë të tjerë u vranë nga rrufeja, thanë sot zyrtarët shtetërorë.
"Katër persona u vranë në rrëshqitjet e dheut që rrënuan tre shtëpi gjatë natës në lagjen Lamjung, rreth 125 kilometra në perëndim të Katmandu. Dy fëmijë ishin midis të vdekurve," tha administratori i qarkut të Budës, Bahadur Gurung, raporton Reuters.
Zyrtari i qarkut Morang, Tek Kumar Regmi, tha se katër persona vdiqën në përmbytjet që goditën qarkun.